KQZ-ja miraton raportin financiar tremujor, anëtarët kërkojnë informacione shtesë për shpenzimet

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 12:53 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar Raportin tremujor financiar si dhe Raportin vjetor për Sistemin e Kontrollit të Brendshëm, raporton Ekonomia Online.

Që të dyja raportet u miratuan nga gjithë anëtarët e KQZ-së.

Anëtarja e KQZ-së, Nazlie Bala nga Këshilli për Buxhet dhe Financa, njoftoi për raportet që janë shqyrtuar në grupin punues të këshillit.

Anëtari, Sami Hamiti, tha se raporti duhet të jetë më i detajuar dhe anëtarët e KQZ-së duhet të kenë njohuri për shpenzimet, investimet etj.

“Anëtarët e KQZ-së duan ta dinë se si e kemi situatën me investime edhe me llogari të arkëtueshme, për gjobat kush i ka paguar dhe kush jo”, tha Hamiti.

Të ngjashme