Në fillim të javës së ardhshme pritet të shpallen rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja. Ndërkohë, dje ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, që pritet të përfundojë për dy ditë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në fillim të javës së ardhshme pritet të shpallen rezultatet përfundimtare. Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së djeshme.
Ndërkohë dje ka nisur numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta, që pritet të përfundojë për dy ditë. Në anën tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ për gazetën “Zëri” kanë deklaruar se procesi i numërimit do të duhej të përfundonte më herët, pasi janë bërë më shumë se dy javë nga dita e zgjedhjeve.
Ata thonë se duhet të ndryshojë sistemi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), për t’ iu shmangur rinumërimit dhe parregullsive të tjera.