KQZ nuk e certifikon kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Fatmir Hasanin

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar kandidatin e pavarur, Fatmir Hasani.Hasani fillimisht kishte aplikuar të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aktivisti shumëvjeçar i VV-së nga Mitrovica por me banim në Londër, kishte shprehur vullnetin dhe dëshirën të bëhet kandidat për kryetar, pasi kishte shumë vite që po i shërbente Lëvizjes.

Pasi nuk arriti t’i marrë votat nga anëtarët e Këshillit të VV-së, Hasani vendosi që garës për të parin e qytetit, t’i hyjë si i pavarur.

Por KQZ nuk ka aprovuar kandidaturën e tij, ndërsa Hasani po e konsideron si gabim të lëshuar nga ky institucion.

Të ngjashme