KQZ: Prishtina e Prizreni, pas rinumërimit të 38 vendvotimeve në Dragash e Rahovec

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 18:07 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dielën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i votave nga 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.

KQZ ka bërë të ditur se pas rinumërimit të votave të këtyre vendvotimeve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

“Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”, saktëson KQZ-ja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme