Krasniqi feston me djalin e tij 28 Nëntorin duke bërë vizita të veçanta

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zgjedhur që festën e Flamurit Kombëtar ta festoj këtë vit ndryshe nga protokolli politik.

Ai ka marrë djalin e tij, Malin dhe po vizitojnë monumente të veçanta të historisë kombëtare.

“Me Malin, rrugës për Tiranë, për të shënuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesën e parë e bëmë te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, për të nderuar patriotët shqiptarë, të cilët frymëzuan luftën për liri e shtet të pavarur shqiptar. E sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tonë” ka shkruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Të ngjashme