Krasniqi: LDK-ja po i bën argat gratis LVV-së

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se është për keqardhje që LDK sabotoi formimin e Qeverisë nga opozita para zgjedhjeve të fundit.

Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sikur të formohej ajo qeveri, so nuk do të ishte kjo gjendje.

Ndërsa, ka thënë se duke u fshehur LDK-ja po i bën argat gratis LVV-së.

Postimi i tij i plotë:

Per keqardhje: LDK sabotoi formimin e qeverise nga opozita para ketyre zgjedhjeve. Po te formohej ajo qeveri, sot nuk do te ishte kjo gjendje pa shtegdalje. E dyta, tash duke u fshehe, LDK po i ben argat gratis LVV-se. Me se miri eshte per te te futet ne qeveri dhe te dale nga pozita e mjere ku eshte sot si vasale e LVV. Nese shkelja e Kushtetutes nuk e shqeteson LDK-ne, kauza e saj, ka marre fund. Fatkeqesisht, me keto veprime po perdhoset edhe historia e saj. Mua kjo me deshperon shume.

Të ngjashme