Krasniqi: Më 18 mars është hapur dera e autonomisë për komunitetin serb

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 00:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se dera e Asociacionit është hapur me dakordimin e Albin Kurtit në Ohër.

“Dera e Asociacionit dhe më shumë se asociacionit, autonomisë për komunitetin serb është hapur me dakordimin e z. Albin Kurtit më datën 18 mars me marrëveshjen që ka ndodhur në Ohër. Kush do që e ka lexuar marrëveshjen pa paragjykim pa ngarkesa dhe pa i besu propagandës të kujt do qoftë e sheh që në nenin 7 ekziston rreziku dhe rruga drejt autonomisë politike për komunitetin serb bashkë me ekstra territoralitetin për Kishën Ortodokse serbe. Ndërsa, në nenin 10 paragrafin e dytë asociacionin dhe çdo marrëveshje tjetër”, tha Krasniqi për emisionin “Click” në RTV21.

Ai u shpreh se kjo nuk është autonomi territoriale, por mund të bëhet autonomi politike.

“Modelet për të cilat po flet Lajçak janë modele të cilat jo domosdoshmërisht e kanë ecencë territorin. Kjo është edhe mbrojtja edhe e kësaj Qeverie në Kuvend ku thotë “nuk pranohet autonomi territoriale” o zotni ti s’mundesh me bë autonomi territoriale pasi që nuk mundesh me lidhë Zveçanin me Shtërpcë as Kllokotin me Graçanicë as këto mes veti, por autonomi politike mund të kenë. Normalisht që duhet asociacioni bashkë me organet të cilat parashihen të formohen. Por, kjo është tejkalim i marrëveshjes së 2013 dhe 2015”, tha ai.

I pari i PDK-së tutje tha se ky version i marrëveshjes ka ndyshime drastike.

“Nuk ka shkrujt që ka njohje, por fjalia me problematike ndër më të këqijat ndonjëherë që z.Kurti e ka pranu këtë marrëveshjë është në ku thuhet se palët pajtohen që nuk e kanë mendimin e njëjtë për statusin. Që është një dakordim formal ligjor i Kosovës që mos me i kërku Serbisë me na njoftë dhe që është jo vetëm gabim por, është e quditshme si është e mundshme që e ka pranu një gjë të tillë pa e pasë ndonjë siklet të jashtëzakonshëm”, tha ai duke theksuar se si do t’i kërkohet njohja p.sh Spanjës kur ti e ke në marrëveshje që njohjen nuk po e kërkon as prej Serbisë.

Krasniqi deklaroi se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk i adreson kërkesat dhe objektivat e Kosovës.

“Kemi marrë një marrëveshje të përkohshme, jo gjithëpërfshirëse me shumë pikëpyetje për zbatueshmërinë e saj dhe obligimin legal e ndërkombëtar dhe jo më të përqëndruar në njohjen e ndërsjellt por, të përqëndru në autonomi për komunitetin serb”, tha Krasniqi.

Të ngjashme