Krasniqi në Kompleksin e Varrezave në Likoshan dhe Çirez: Kosova është përplot vepra heronjsh, që dhanë gjithçka për Atdheun

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit ka bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të këtyre fshatrave.

Krasniqi është shprehur se Kosova është përplot me vepra heronjsh, prej atyre që dhanë gjithçka dhe të gjitha për Atdheun.

“24 vjet më parë, ishin banorët e Likoshanit dhe Çirezit që i dolën përballë armikut pushtues, duke mbrojtur shtëpitë dhe nderin me jetët e tyre. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që u bënë dritë në rrugën e çlirimit!”, tha ai.

Të ngjashme