Anëtari i VV-së, në Komisionin Qendror të Zgjedjeve (KQZ), Alban Krasniqi ka reaguar për siç ka thënë se në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, pastrohen jogat, ndërrohen çarqafët dhe rregullohet edhe dera, por mendësia e trajtimit të publikës e instaluar që nga paslufta merr kohë.
Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Krasniqi ka shkruar se kur shteti ndërmerr veprime si në rastin e VITAs apo të ndonjë të korruptuari, të njëjtit akterë i gjuhen shtetit se po i shkelë të drejtat, apo po i lufton bizneset.
Ai, ka thënë se po le të ketë reformë radikale, por se kjo reformë le ta prek këdo dhe pa dallim.
E, derisa ka folur për këtë Krasniqi, ka thënë se në Prishtinë po vlon krimi dhe bërllogu.
Postimi i tij i plotë:
Pastrohen jogat, ndërrohen çarqafët, ndreqet edhe dera, por mendësia e trajtimit të publikes e instaluar që nga paslufta merr kohë.
Kur shteti ndërmerrë veprime si në rastin e VITAs apo të ndonjë të korruptuari, të njëjtit akterë i gjuhen shtetit se po i shkelë të drejtat, apo po i lufton bizneset.
Andaj, PO reformë radikale, le ta prek këdo, pa dallim!
Ndërkohë, në Prishtinë po vlon krimi dhe bërllogu në heshtje të plotë dhe nën përkujdesjen e akterëve të njëjtë që e mbulojnë atë me çarqafët e këtyre ditëve.