Krasniqi: Qeveria ta iniciojë në Bruksel krijimin e një marrëveshjeje me Kishën Ortodokse serbe

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Milazim Krasniqi, vlerëson se Kosova është ngutur kur ka pranuar shumë gjëra me Pakon e Ahtisaarit, në bazë të së cilës Kosova ka shpallur pavarësinë.

“Nuk kemi qenë të vetëdijshëm për shumicën e gjërave që janë pranuar në Pakon e Ahtisaarit. Ka shtet si Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, e Mali i Zi që janë në proces të planit themelor që shteti krijon marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe se si duhet të funksionojë ajo në një shtet”, është shprehur Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë Krasniqi në Info Magazine ka bërë një apel për Qeverinë e Kosovës.

“I apeloj qeverisë që në Bruksel ta iniciojë krijimin e një marrëveshjeje me Kishën Serbe”.

Lidhur me ngjarjen e “Vidovdanit” ka theksuar ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është duke bërë presion mbi Kosovën.

“Ka pasë ngritje të intonacionit të Kishës Ortodokse në raport me Kosovën përmes letrave të dërguara në UNESCO, liturgjinë në kishën në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe tash Gazimestanin”.

“Përveç presionit të Serbisë po rritet presioni edhe na ana e Kishës Ortodokse Serbe. Qeveria e Kosovës po e lë që çështja të kalojë në duart e policisë. Çdo arrestim i sotëm i faturohet Kosovës si pikë negative”.

Të ngjashme