Krasniqi: Si zëdhënës jam përpjekur të krijojë përshtypjen se UÇK-ja është një strukturë e organizuar

Hagë | 05 Pri 2023 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar para trupit gjykues në fjalën e tij, se shkrimet si zëdhënës në kohën e luftës duhet të shihen në dritën e zhvillimeve të atëhershme.

Për të mbajtur gjallë shpirtin e një populli që po persekutohej, ai tha se si zëdhënës përpiqej të krijonte përshtypjen se UÇK-ja ishte strukturë e organizuar mirë.

“Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të krijojë përshtypjen se jemi një strukturë e organizuar mirë, sepse kjo ishte mënyrë e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për një rezistencë të mirëfilltë”, pohoi ai.

“Deklarata e mia duhet të shihen në funksion të propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare”, shtoi Krasniqi.

“Deklarata e kësaj natyre ishin në funksion të ngjalljes së shpresës, se Bashkimi me Shqipërinë do të rriste gjasat për fitore”.

Ai tha se UÇK është udhëhequr në kohën e luftës nga postulati i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, se “të kërkosh luftë është çmenduri, por t’i përgjigjesh asaj kur të imponohet është urti”.

Krasniqi: Absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, vetë isha anëtar i LDK-së

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij përpara trupit gjykues ka thënë se është absurde të akuzohet për persekutimin e anëtarëve të LDK-së.

Krasniqi tha se ai ishte kryetar i degës së LDK-së në Drenas që nga fundi i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998.

“Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm një mendjeje të çoroditur mund t’i ketë lindur ideja se unë kam mundur të isha pjesë e persekutimit të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të mi”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se pjesë e LDK-së ishte edhe vëllai i tij, Agimi, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e pasluftës, mbesa e tij, Mimozë Krasniqi, si anëtare e LDK-së u zgjodh asambliste në Drenas.

“Pa marrë parasysh se pas përfundimit të luftës kemi vepruar në parti politike të veçanta, unë ruaj kujtimin dhe respektin për anëtarët e LDK-së me të cilët kemi vepruar në rrethana tejet të rënda”.

“Prokuroria i ka keqpërdorur skajshmërisht shënimet e mia”, Krasniqi i drejtohet me tri lutje trupit gjykues

“Prokuroria i ka keqpërdorur skajshmërisht shënimet e mia”, Krasniqi i drejtohet me tri lutje trupit gjykues from Ekonomia Online on Vimeo.

Jakup Krasniqi i është drejtuar me tri lutje trupit gjykues në fjalimin e sotëm, derisa tha se “Prokuroria i ka keqpërdorur skajshmërisht” shënimet e tij.

“Mos lejoni që të keqpërdoren mendimet e opinionet individuale të pasluftës për kohën e luftës”, ishte kërkesa e parë e Krasniqit.

Kërkesa e dytë e Krasniqit ishte që përshkrimet e librave të tij të mos përdoren si dëshmi për vepër penale.

“Kërkesa e dytë: Mos lejoni që shënimet e mia, përshkrimet e librave të mia shkencore dhe publicistike të përdoren si dëshmi për vepër penale, siç pretendon ZPS”, tha Krasniqi.

Ai përmendi edhe pjesën e komunikatave, ku iu referua asaj çfarë është thënë në aktgjykimet liruese për Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

“E treta për komunikatat. Unë po lexoj atë që është thënë në vendimin për lirimin e Fatmir Limës në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës: “Komununikatat si material propagandistik ishin rritja e respekti për UÇK’në dhe autoritetit të saj, me qëllim që njerëzit të besonin në të dhe të anëtarësoheshin.” E njëjta gjë thuhet edhe në aktvendimin lirues për z. Ramush Haradinaj”, deklaroi Krasniqi.

Në fund, Krasniqi tha se “Prokuroria i ka keqpërdorur skashmërisht” shënimet e tij, duke shtuar se ato s’janë dëshmi.

“Ju lus që materialet të mos keqpërdoren, se unë mendoj, shënimet e mia për të shkruar libër, Prokuroria i ka keqpërdorur skajshmërisht, familjen time. Ka marrë materiale të shumta, ka marr edhe letrat e mia që i kam dërguar nga burgu, por ato nuk janë kurrfarë dëshmie për të cilat po pretendon Prokuroria”, tha Krasniqi.

“Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Krasniqi flet para gjykatës për torturat ndaj tij

“Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet”, Krasniqi flet para gjykatës për torturat ndaj tij from Ekonomia Online on Vimeo.

Jakup Krasniqi në ditën e tretë të seancës ka marrë fjalën për të thënë se aktakuzën e tanishme e konsideron të palogjikshme.

Ai filloi fjalimin e tij me histori personale të familjes së tij për të treguar se në çfarë rrethana është rritur dhe pse ka vendosur që të zgjedhë këtë rrugë.

Krasniqi para trupit gjykues foli edhe për dënimet dhe torturat që kishte përjetuar nga regjimi serb gjatë demonstratave të 81’ës.

“U ushtrua dhunë e tmerrshme edhe ndaj meje. Gjatë dy proceseve hetuese që janë zhvilluar ndaj meje 81/82 kam përjetuar tmerre që s’përshkruhen me fjalë. Duart dhe këmbët i kisha gjithmonë të ënjtura nga rrahjet. Pas dy proceseve të hetuesisë më dënuan dy herë. Më 81-ën me dënuan me 14 vjet burg, 92 me 15 vjet burg”.

“I përmenda torturat që u ushtruan ndaj meje për të nënvizuar një fakt të pakontestueshëm. Asnjë hetues, asnjë prokuror dhe asnjë gjyqtar të Jugosllavisë që ishin përgjegjës për tortura pskike dhe fizike, që përjetova gjatë asaj kohe nuk ka qenë as objekt kritike në shkrimet e mia, i kam lënë të qetë që t’i brejë ndërgjegjja për veprimet e tyre kriminale”.

Jakup Krasniqi deklarohet i pafajshëm: E urrej dhunën, jo veç pse u ushtrua ndaj popullit tim

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e Speciales ndaj tij për krime lufte dhe kundër njerëzimit.Krasniqi, në fjalimin e tij, gjatë seancës së të mërkurës, ka thënë se nuk ka qenë kurrë i përfshirë në vrasjen, dhunën, qoftë psiqike apo fizike, apo torturën e ndonjë personi, raporton EO.

“Nuk e kuptoj logjikën e akuzës. Unë e urrej dhunën, vrasjet, burgosjet, torturat, dënimet, jo pse janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj nesh si popull por janë tepër të ulëta dhe çnjerëzore. Çdo njeri që flet të vërtetën e di që asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje, e presion ndaj askujt”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se integriteti i tij personal dhe intelektual nuk do ta lejonte që të përdorte ndaj dikujt dhunë si mjet.

Tutje, Krasniqi ka treguar kujtimet e gjenocidit serb si fëmijë, e pastaj edhe si i rritur.“Që në fëmijëri kam qenë i rrethuar me njerëz që kishin qenë viktima të gjenocidit serb. Asnjë hetues, asnjë gjyqtar i Jugosllavisë nuk ka marr përgjegjësi për këto krime”.

“Pas më shumë se 10 vitesh, u lirova nga burgu i Novi Sadit, por kjo nuk do të thoshte se dola në liri. Nga burgu i Novi Sadit që kishte plot shqiptarë, dola në burgun e quajtur Kosovë. Pas kthimit në Kosovë, u angazhova në luftën për liri”.

Avokatja e Jakup Krasniqit: Prokuroria duket se është pjesë e propagandës kundër UÇK-së

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka thënë se ajo që ka prezantuar prokuroria kundër klientit të saj nuk ka të bëjë asgjë me të.

“Aktivitetet nuk mund të lidhen me asnjë krim që prokuroria pretendon se ka kryer Krasniqi. Krasniqi nuk kishte kompetenca që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar. Aktakuza pretendon se Krasniqi ka marrë pjesë në krime në tri raste. Provat do ta tregojnë të kundërtën”, ka theksuar ajo.

Duke vazhduar argumentimin e saj, avokatja ka thënë se prokuroria mbivlerëson organizimin e UÇK-së, duke thënë se ka qenë më e organizuar sesa që ka qenë.

“Kjo ishte një fantazi. Prokuroria duket se është pjesë e propagandës kundër UÇK-së, duke nxjerr dokumente nga çka ka qenë situata në terren. UCK nuk e kishte strukturën e një ushtrie”

Më tej Alagendra ka treguar periudhat në të cilat gjatë vitit 1999 Jakup Krasniqi nuk ka qenë në Kosovë.

“Gjatë muajit shkurt ai ka qenë në Rambuje për negociata, më pastaj është kthyer në mars dhe nga prilli deri më 15 qershor, për tre muaj ka qëndruar në Shqipëri, pavarësisht periudhës së shkurtër që bëri një turne nëpër vendet perëndimore. Distanca fizike ka qenë e madhe”.

Të ngjashme