Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Krasniqit

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit ka thënë se mbrojtja si synim ka të bëjë një depozitim për lirimin paraprak ose me kusht sa më shpejt që është e mundur.

Ajo ka kërkuar edhe që dokumentet kryesore të zyrës së Prokurorit të Specializuar t’i vihen në dispozicion Krasniqit në gjuhën e tij.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka thënë se është tepër i mllefosur dhe në atë seancë gjendet pa të drejtë

Ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.

“Jam këtu pa të drejtë, un duhet të jem në vendin tim dh familjen tim. Unë nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur se nuk ka dashur të ketë avokat, porse ka pranuar me kërkesë të familjeve.

“Unë dhe pse kam pasur një bisedë dje me avokaten dhe i kemi shikuar telegrafikisht pikat kryesore te aktakuzës, unë edhe më herët e thash dhe po e them, unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet aty”, ka thënë ai.

Krasniqi është vetdeklaruar i pafajshëm.

“Nuk kam asnjë faj të vetëm, nuk di si ta them ndryshe”, ka thënë ai.

Të ngjashme