Krasniqi: Vettingu duhet të ndodhë, e paqartë pse po vonohet

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për procesin e vettingut në drejtësi.

Kryetari Krasniqi tha se nuk e ka të qartë pse po vonohet një proces kaq i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Ai madje tha se propozimet e partisë së tij janë marrë parasysh, madje tha se edhe kryeministrit i kanë dhënë përkrahej për këtë proces.

“Procesi i vetingut duhet të ndodhë. Ne e kemi mbështetur qysh moti. Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vetingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës”.

“Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin këtë proces. Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin, pse jo edhe kompetencën”.

“Por një gjë e tillë duhet të ndodhë në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar, përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës, jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e  sistemit të drejtësisë”, tha Krasniqi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme