Krasniqi-VV-së: Tregoni familjarëve tuaj si keni me arsyetua Martin Berishën dhe tarifat e energjisë

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i është drejtuar Pozitës lidhur me tarifat e energjisë elektrike si dhe rastin e Martin Berisha, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha Opozita duhet të bëhet e sinqertë me familjarët e vet në radhë të parë dhe të ju tregojë se si keni me ua arsyetua Martin Berishën dhe rritjen e tarifave qysh keni me ua arsyetua këtë insistim dyshime marramendëse për arsyetime marramendëse.

“Unë me ju nuk ua ndërroj mendjen. Veç kur t shkoni n shpi kur t flisni me familjar e juaj, me prind fëmijë apo bashkëshort e juaj, me ata jeni të sinqertë, atyre tregoju se si keni me ua arsyetua Martin Berishën. Qysh keni me ua arsyetua rritjen e tarifave qysh keni me ua arsyetua këtë insistim dyshime marramendëse për arsyetime marramendëse. Atyre a mundeni me ua arsyetua me thënë Albini po thotë e s kemi çka me bë? Andaj bëhu të sinqertë me vetveten dhe njerëz që ju kanë pru këtu. Në fund atyre u keni borxh më shumë se insistimeve të Qeverisë”.

Krasniqi mes tjerash tha se është i bindur që kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari ndodhet padrejtësisht në bankën e të akuzuarve për privatizimin e KEK-ut.

“Mimoza Kusari Lila, shefja juaj, është në bankën e të akuzuarve për atë të kaluar. Dhe a e dini çka është ironia? Unë jam i bindur që është padrejtë aty se s’ka bërë asnjë faj. Ju jeni të bindur që kjo e ka shkelë ligjin dhe ka bërë krime, se qashtu keni thënë në të kaluarën”, tha ai.

Të ngjashme