Krerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë, paralajmërohet një deklaratë e përbashkët

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit kanë nisur të mblidhen sot në Tiranë, në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit, nismë e ndërmarrë që prej vitit 2013 nga Kroacia dhe Sllovenia që në vitin 2013 për të nxitur afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin shqiptar Ilir Meta janë mikpritësit e takimit, pjesa e rëndësishme e të cilit do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Përveç drejtuesve të vendeve të Ballkanit, në Tiranë ka mbërritur dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini si dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Pritet që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Evropian, duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit të mbetet në rendin e ditës së BE-së, pasi perspektiva evropiane e tij konsiderohet e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin e rajonit por dhe të vetë Bashkimit evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme