Krerët e Listës Shqiptare në Mal të Zi, ta gatshëm për zgjedhjet e së dielës, tregojnë se çfarë presin

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Mali i Zi ndonëse kohë pandemie gjatë kësaj të diele do të mbaj zgjedhjet parlamentare.

Shqiptarët të bashkuar në dy kape kanë rastin e rrallë që të zgjedhin liderët e tyre, e të cilët do ti përfaqësojnë në nivel shtetërorë.

Nik Gjeloshaj kryetari i partisë Alternativa Shqiptare me disa liderë të tjerë është bashkuar rreth Listës Shqiptare në Mal të Zi.

Ai në një intervistë ekskluzive për IndeksOnline, ka treguar se janë bashkuar rreth Listës Shqiptare me bindjen e plotë për një fitore spektakolare nga zgjedhjet e 30 gushtit.

Tutje Gjeloshaj ka treguar se fushata e tyre ka shkuar shumë mirë.

“Bashkimi i shqiptareve rreth Listës Shqiptare na ka dhënë bindjen e plotë për një fitore spektakolare në zgjedhjet e 30 gushtit. Fushata jonë ka shkuar shumë mirë, duke ndjekur natyrisht rregullat dhe transmetuar online në çdo tubim, për të përcjellë te secili programin tonë. Pra, ne kemi komunikuar me çdo shqiptar duke ju paraqitur alternativën tonë ku theksi mbetet zhvillimi ekonomik dhe kemi marrë aprovimin e tyre absolut duke ditur që ne kemi ekipin më të mirë dhe programin më të mirë për shqiptarët. Për këto arsye, edhe shqiptarët e diasporës po vijnë të votojnë për Listën Shqiptare, të bindur se Koha është Tani!”, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj tutje ai ka thënë se bashkimi më i madh nuk është thjeshtë ai i subjekteve politike, por i atyre qe votojnë, bashkëkombësve tani këtu në Mal të Zi.

Ai ka sqaruar se në Listën Shqiptare janë bashkuar partitë më infultente e përfaqësuese ndaj janë të bindur se do ta marrin mbështetjen dhe besimin e shqiptarëve, për t’i përfaqësuar në Kuvend dhe Qeveri.

Sa i përket pritshmërive nga këto zgjedhje Gjeloshaj ka hënë se presin minimalisht dy mandate në Kuvend.

“Pritshmëritë e Listës Shqiptare janë minimalisht dy mandate. Bashkimi i madh që kemi bërë, mbështetja që na është treguar gjatë fushatës dhe shifrat që na vijnë nga anketimet profesionale tregojnë se shqiptarët do votojnë masivisht Listën Shqiptare”, tha Gjeloshaj.

Qëllimi i tyre siç ka thënë Gjeloshaj është përfaqësimi dinjitoz i shqiptarëve dhe zhvillimi dhe prosperiteti ekonomik tyre.

“Ndaj, gjej rastin që nëpërmjet jush tu bëj thirrje shqiptarëve në Mal të Zi që të votojnë për Listën Shqiptare, e cila do te punojë për ta dhe jo për interesat e ngushta personale”, tha Gjeloshaj.

E mbështetja që e kanë marrë nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë “ ua ka ngroh zemrat”, ka thënë Gjeloshaj, duke shtuar se rruga jonë e përbashkët është ajo euroatlantike.

“Mbështetja nga institucionet e Shqipërisë e Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi është mbështetje që na ngroh zemrën. Rruga jonë e përbashkët është ajo euroatlantike, ndaj edhe duhet e do të punojmë e mbështesim fort njëri-tjetrin për prosperitetin e kombit e popujve të 3 shteteve (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi), për më shumë zhvillim ekonomik”, përfundoj Gjeloshaj.

Të ngjashme