Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe ortaku i Shefqet Kastratit i quan kuksianët vandalë

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 12:31 | Nga

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve të Kukësit, duke i cilësuar në të njëjtën mënyrë si kryeministri Edi Rama, ‘vandalë që shkatërruan pronën private’.

Jaka u shpreh se ata që kanë marrë me koncension mirëmbajtjen e rrugës së Kombit nuk janë oligarkë, por sipërmarrës, ndërsa shtoi se rruga e Kombit është një procedurë 10 vjeçare e dështuar.

“Do kërkojmë një dialog më të drejtë. Sot jemi në këtë reagim, jo në kushtet e negocimit të kontratës. Sot ne si forum dënojmë çdo akt vandal që ka shkatërruar një pasuri private. Secili prej nesh i bie ta braktisë këtë vend. Ne duhet të krijojmë optimizmin. Nëse do dalim të kundërshtojmë pa bërë analizë, atëherë eja e bëjmë. Por duhet të analizojmë. Rruga e Kombit është një procedurë 10 vjeçare e dështuar. Duhet të bëjmë analizat e sipërmarrësit investues. E dënojmë rëndë vandalizmin dhe mbështesim qytetarët. Por duhet të jemi së pari qytetarë.”, tha Jaka

Por, në fakt Jaka është në konflikt interesi për të bërë deklarata të tilla, pasi është bashkëaksioner në një tjetër projekt me Shefqet Kastratin, biznesmeni që ka marrë me koncesion mirëmbajtjen e ‘Rrugës së Kombit’ dhe njihet si i afërt me kryeministrin Edi Rama.

Jaka dhe Kastrati janë bashkëaksionerë në kullën 134 metra të lartë që ka nisur të ndërtohet në Tiranë, në ish-parkun ‘7 xhuxhat’.

Nikolin Jaka zotëron 30% të aksioneve në këtë kullë, 35% zotërohen nga Shefqet Kastrati dhe 35% nga Samir Mane, çka do të thotë se edhe deklaratat e tij, nuk janë të sinqerta.

Para dy ditësh, protestues të shumtë i kanë vënë flakën kabinës ku bëhen pagesat në rrugën e Kombit.

Irritimi i tyre erdhi pas vendimit të qeverisë se për të kaluar në rrugën e Kombit duhet të paguash nga 5 euro deri në 44 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme