Krizë për punëtorë, eksodi i largimit të të rinjve po dëmton tregun shqiptar të punës

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Eksodi i rigjallëruar i largimit të të rinjve nga Shqipëria po dëmton tregun vendas të punës. Sipërmarrësit po vuajnë për punonjës. Gentjan Margjini është njëri prej tyre. Ai zotëron një kompani mobilimi dhe ka aktualisht nevojë për së paku 10 përpunues druri.

I gjendur përballë nevojës urgjente për punëtorë, ai thotë se po shikon mundësinë gjetjes së tyre në Lindjen e largët.

Studiues të flukseve migratore tregojnë se Gjermania është kthyer në destinacionin më të synuar të shqiptarëve dhe ky trend do vijojë.

Vetëm në 6 vitet e fundit, numri i të rinjve deri në 24 vjeç është pakësuar me mbi 38 mijë, duke prekur këtë vit nivelin më të ulët historik.

Fenomeni i largimit të kësaj grup-moshe në fakt e ka zanafillën fill pas vitit 1990, që nëse do i referoheshin të dhënave nga Instituti i Statistikave, do përbënin gati gjysmën e të larguarve në 30 vite.

Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ka bërë që mosha mesatare në vend të rritet, duke u rritur me 2,4 vite vetëm në harkun e viteve 2016-2020./A2 CNN

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme