Kroacia në panik, dy persona në Zagreb dyshohet se janë të infektuar me coronavirus

Prishtinë | 08 Shk 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë korate, Willi Beros ka konfirmuar se dy persona gjenden në spitalin infektiv në Zagreb dhe tashmë gjendja e tyre po monitorohet vazhdimisht.

Klinika ‘Fran Mihaljevic’ pranoi dy burra nën dyshimin se ishin të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Ministri i shëndetësisë tha se asnjëri nga të dy burrat nuk kanë probleme serioze shëndetësore deri më tani, dhe nëse ata janë të infektuar nga virusi do të dihet në mbrëmje. Shqyrtimet dhe testet janë duke vazhduar.

Është mësuar se një ka qenë në Kinë muajin e kaluar. Por ai u kthye dhe filloi të kollitet përsëri.

Tjetri është një kinez, mamaja e të cilit ishte në Kinë, sqaroi Beros për Index.hr. /Telegrafi/ 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme