Kroacia premton përkrahje për implementimin e masave rreth MSA-së

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 18:27 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, njofton kumtesa ministrore.

Bashkëbisedueset folën lidhur me intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e ekonomisë ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadoren kroate rreth reformave ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për zbatimin e prioriteteve që ndërlidhen me agjendën e integrimeve evropiane, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në.

Nga ana e saj, ambasadorja Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të mbështetur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e Kosovës në implementimin e suksesshëm të masave që ndërlidhen me MSA-në si dhe në fusha tjera ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme