Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, është duke e menaxhuar kohën e tij në karantinë pa u përballur me ndonjë problem të madh, duke thënë se po ndihet mirë.
Toni Kroos e ka dhënë një intervistë gjatë kësaj kohe sa është liruar nga stërvitjet e ndeshjet me Real Madridit, shkaku i pezullimit të aktiviteteve sportive pothuajse në të gjithë Spanjën shkaku i coronavirusit.
Mesfushori gjerman nuk është duke e pasur problem ta mbajë veten të argëtuar gjatë kësaj kohe sa është vendosur në karantinë, përderisa po duhet të qëndrojë në shtëpi.
“Familja ime dhe unë jemi mirë dhe unë nuk e kam asnjë simptomtë”, tha Kroos, në një intervistë të dhënë për emisionin “Late Night Berlin” të ProSieben.
“Nuk jam i mërzitur. Siç mund ta imagjinoni, ditët në shtëpi me tre fëmijë nuk bëhen kurrë të mërzitshme”.
“Gjëja kryesore është që të gjithë jemi dhe unë kam shumë letër tualeti”.
Kroos u pyet më tutje për Kampionatin Evropian 2020, që duket se ka gjithmonë e më shumë gjasa të shtyhet për të mos u zhvilluar këtë verë.
“Se kur zhvillohet ai turne është ndër shqetësimet tona më të vogla”, shtoi Kroos.
“Gjëja kryesore është që duhet ta mposhtin këtë armik të padukshëm dhe që gjithçka të kthehet në normalitet”. /Gazeta Express/