Kryediplomati grek më 20 tetor viziton Tiranën, kufiri detar në qendër të vëmendjes

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias jovën e ardhshme do të vizitojë Shqipërinë.

Kryediplomati grek do të jetë në Tiranë për një vizitë zyrtare më datën 20 tetor.

Vizita e Dendias vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Rama ishte në Athinë në një konference rajonale, të cilën e shfrytëzoi për disa takime edhe me drejtuesit më të lartë të qeverisë greke, mes të cilave kryeministri Mitsotakis.

Rama diskutoi në takime jozyrtare për disa çështje mes të cilave edhe diskutimet e mbetura pezull mes dy vendeve për kufirin detar/VizionPlus.

Të ngjashme