Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar ka vizituar komunë e Pejës, ku është pritur nga kreu i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, raporton Ekonomi Online.
Me këtë rast Hoti tha se e ka njoftuar Muhaxherin për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe janë dakorduar për bashkërendimin e aktiviteteve për luftimin e pandemisë.
“Në Pejë jemi për bashkërendim të aktiviteteve dhe për të ndërtuar strukturat e nevojshme për të luftuar pandeminë edhe për të ndarë fondin e paraparë për komunat për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit prej 384 milionë eurosh”.
LEXONI EDHE:
Kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se vizitën në këtë komunë do ta vazhdojë me një ecje në malet e Rugovës, krejt kjo për të promovuar turizmin malor.
“Do të vazhdojmë në ecjen e bjeshkët e Rugovës si formë për promovimin malor. Për shkak të pandemisë pres që sivjet njerëzit të shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi të turizmit malor, Peja është vendi kryesor për këtë”.
“Do të shkojmë nga një bujtinë në tjetrën për të promovuar resurset malore të bjeshkëve të Rugovës dhe për të biseduar edhe me pronarët për mbështetjen që duhet t’ua japim për t’ua gjallëruar biznesin atyre”.
Kurse Muhaxheri ka falënderuar Hoti për vizitën, dhe tha se do të punojmë bashkë për të tejkaluar sfidat.