Kryeministri Kurti kujton demonstratat e vitit 1989 në 35-vjetorin e tyre

Prishtinë | 28 Mar 2024 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në 35 vjetorin e zhvillimeve dramatike të lëzjes gjithpopullore ka kujtuar vrasjen e  25 demonstruesve dhe u plagosjen e  603 të tjerëve.

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme