Kryeprokurori i Mitrovicës takon shefin e EULEX-it

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka pritur në takim shefin e EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth integrimit të prokurorëve dhe stafit të të gjitha komuniteteve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, rezultate e arritura dhe punët që po bëhen në këtë prokurori.

Syla ka njoftuar mysafirët me një historik të punës dhe sfidave që ka kaluar institucioni që ai drejton, me ç`rast ka potencuar faktin që Prokuroria Themelore e Mitrovicës është shembull i integrimit të mirë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer ndër njerëzor në mes të gjitha komuniteteve që punojnë në këtë institucion, dhe se integrimi i ka mundësuar të gjithë qytetarëve qasje në drejtësi.

Nikoqiri i njoftoi mysafirët për të arriturat në institucionin që e udhëheq ai, dhe tha se është bërë një punë e mirë dhe është i kënaqur me rezultatet e arritura nga prokurorët dhe stafi mbështetës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Të pranishmit u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen mes Prokurorittë Shtetit dhe Misionit të EULEX-it në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme