Kryesia e LDK-së viziton familjen e ish-presidentit Rugova, në 14-vjetorin e vdekjes së tij

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 11:10 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e LDK-së ka vizituar Familjen Rugova, me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni deklaroi se po të mos ishte kontributi i Rugovës, as ky vend nuk do të ekzistonte. Siç tha ai, këtë do ta bënte vetëm ai dhe askush tjetër.

“Garantoj përjetësisht që mos te ishte Ibrahim Rugova ky vend nuk do të ishte. Tri ditë para fillimit të bombardimeve te NATO-s është nënshkruar marrëveshja e Rambujesë dhe kemi qenë në Han të Elezit i cili gjendej në gjendje fantazme”.

“Këtë do ta bënte një njëri si Ibrahim Rugova dhe askush tjetër”, ka thënë ai.

“Është kënaqësi dhe moment kujtese që të gjithë brezat ta rikujtojnë. Njeri i dashur e i afërt me njerëzit. E përkujtojmë më mall përjetësisht, malli nuk shuhet”, ka thënë Hyseni.

Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar të njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 23 dhjetor 1989 Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në ish-Jugosllavi.

Ibrahim Rugova nga 2 dhjetori i vitit 1944  e deri më 21 janar 2006 ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, poashtu ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar shqiptar. Rugova mbante titullin Doktor.

Të ngjashme