Sot nga ora 11:00 është paraparë që të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Pikë kryesore do të jetë diskutimi dhe caktimi i mbajtjes së seancës së Kuvendit për shpërndarjen e këtij institucioni si hap i parë i çuarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Mbledhja e sotme është ftuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në ditën e njëjtë që Presidenti Hashim Thaçi kërkoi nga koalicioni PAN që ta caktonte mandatarin e dytë për kryeministër.