“Kryetarët e bashkive dhe prefektët të ndërpresin pushimet”

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 09:06 | Nga

Kryetarët e bashkive dhe prefektët duhet të ndëpresin pushimet. Ky ishte apeli dhe thirrja që Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi bëri në studion e lajmeve të Ora News. Prençi tha se në disa rajone kanë pasur probleme institucionale, pasi pushtetarët lokalë kanë qenë me pushime.

“Në disa prefektura dhe bashki funksionojnë shtabet e emergjencës, gatishmëria ka qenë e lartë si në rajonin e Gjirokastrës apo në Vlorë. Ka pasur raste në disa rajone që prefektët, nënprefektët, sekretarët, kryetarët e bashkive kanë qenë me pushime. Kemi patur problem, deri në probleme institucionale, shkresore për të vënë në veprim kapacitetet. Vihet re në disa prefektura jo angazhim sa dhe si duhet i faktorëve të pushtetit vendor dhe jo të gjithë aktorët marrin pjesë në operacion. Në të gjithë operacionet që ka zhvilluar shërbimi zjarrfikës dhe të ushtrisë nuk kanë ardhur ekipet e emergjencës shëndetësore që duhet të jenë pranë ekipeve operacionale për të dhënë ndihmën e shpejtë në rast asfiksie të policëve dhe zjarrfikësve, sepse këto operacione janë me pasoja në jetë njerëzish.

Kryetari i Shtabit të Emergjencës në nivel prefekture është prefekti, në nivel bashkie është kryetari i bashkisë. Kur i ndodh një emergjencë duhet të ndërpresin pushimet verore, ashtu sikurse nuk janë zjarrfikëset me pushime nuk duhet të jetë as kryetari, as prefekti. Për mendimin tim duhet të ndërpresë pushimet çdo pushtetar. Situata e thatësirës parashikohet deri në 15 shtator.

Duhet ndërprerë cdo lloj pushimi që shteti dhe strukturat vendore të funksionojnë në bllok me të gjitha elementët e operacionit. Nëse ndodh që një zjarrfikës, apo një ushtar, apo një pilot kërkon ndihmën e parë dhe nuk e ka ndihëm e parë të paktës që duhet të jetë ndihma shëndetësore është përgjegjësi drejtpërsëdrejti e drejtuesit të operacionit dhe kreut të shtabit të emergjencës. Pse nuk funksionon një hallkë apo një hallkë tjetër.” – tha Prençi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme