Kryetari Hamza ofroi mbështetje për mitrovicasin Muhamet Ramadani kampion i Evropës në atletikë

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, i cili ishte i shoqëruar nga talenti i atletikës nga Mitrovica, Muhamet Ramadani, si dhe trajnerët e klubit të atletikës “Mitrovica”, Shaban Ramadani dhe Xhavit Tahiri.

Fillimisht kryetari Hamza, ka përgëzuar sportistin mitrovicas, kampion i Evropës në atletikë, Muhamet Ramadanin, për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare për hedhje të gjylës, duke e uruar atë për suksese tjera edhe në të ardhmen në këtë disiplinë sportive. 

Kryetari Bedri Hamza, ofroi mbështetjen e tij të plotë dhe siguroi ata që sporti në Mitrovicë do të jetë prioritet për komunën, pasi që është interes i përbashkët investimi për klubet dhe të rinjtë e qytetit. Ai gjithashtu tha se komuna brenda mundësive reale do t’i përkrah dhe do të jap maksimumin për kampionin Muhametin, si dhe të gjithë sportistët dhe klubet tjera sportive.

Të ngjashme