Kryetarit të Ferizajt i rekomandohet të përfshijë në buxhet përmirësimin e cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kuafizuara

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar faza e parë e monitorimit rreth zbatimit të strategjisë komunale dhe planit të veprimit për personat me aftësi të kufizuara për periudhën janar – qershor 2019.

Përmes raportit të monitorimit për zbatimin e strategjisë komunale dhe planin e veprimit për personat me aftësi të kufizuara i cili u realizua në kuadër të projektit “Qeverisje përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara”, dhe nga trupa monitoruese është bërë vlerësimi i realizimit të aktiviteteve për periudhën janar – qershor 2019, për arritjen e objektivave të strategjisë komunale.

Raporti përmban vlerësimin e performancës së institucioneve publike në përmushjen e obligimeve që dalin nga strategjia komunale. Gjithashtu përmes raportit është bërë edhe paraqitja e gjendjes aktuale gjatë marrjes së shërbimeve nga personat me aftësi të kufizuara në instuticionet publike, ku fokus të veçantë kanë këto fusha kryesore: shëndetësi dhe mirëqenie sociale, arsimim, aftësim profesional dhe levizjes së lirë.

Në mbledhjen e të dhënave ka qenë e angazhuar trupa monitoruese e përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspert të fushës. Raport monitorimi përfshinë 27 aktvivitete të planifikuara për vitin 2019 ndërsa për këtë fazë të monitorimit 52 % e aktiviteteve janë realizuar ose janë në proces realizimi, 44% e aktiviteteve janë të parealizuara dhe për 4% të aktiviteteve nuk janë pranuar informata.

“Si përfundim, në kuadër të raportit rekomandojmë kryetarin e komunës së Ferizajt që të përkushtohet me përgjegjësi të plotë që strategjia komunale dhe plani i veprimit të përfshihen në planifikimet buxhetore për periudhën 2020 – 2023 në përmirësimin e ciliësisë së jetesës për personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme