Hekuran Kryeziu është zgjedhur futbollisti i vitit nga skuadra e Luzernit, që garon në elitën e futbollit zviceran
FC Luzern është njëra nga skuadrat më prestigjioze në futbollin zviceran, ndërsa njëri nga lojtarët kryesorë të saj është Herkuran Kryeziu.
Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë. “Faleminderit të gjithëve që më përkrahni në çdo moment”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.
24-vjeçari gjithashtu është ndër futbollistët kyç të Kosovës dhe ndër më të dalluarit në ndeshjen e fundit.