Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, u realizuan dy intervenimet e para me kirurgji minimale invazive, me laparaksop.
Rasti i parë ka qenë një 13 vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit( zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.
Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital.
Rasti i dytë, një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzën e tëmthit).
Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike sepse është me invazion minimal .
Pacientët e operuar, pas operacionit e marrin veten shumë më shpejt, i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.
Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do vazhdojnë të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.