Kthehet në bibliotekë libri i huazuar 90 vite më parë

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Një libër i huazuar për dy javë nga një bibliotekë në Massachusetts të ShBA-së u kthye 90 vjet më vonë pasi u shfaq në Uashington, D.C.

Biblioteka Publike Falas e Watertown tha në një postim në Facebook se libri, Hill Towns of Italy nga Egerton R. Williams Jr., u regjistrua për huazim më 30 janar 1934 dhe supozohej të ishte kthyer 14 ditë më vonë.

“Sipas rregullës së ngjitur brenda këtij libri, ky person do të na kishte borxh përafërsisht 656 dollarë”, thuhej në postimin e bibliotekës. “Fatmirësisht për ta, ne nuk e kemi më këtë këtë rregull”.

Të ngjashme