“Kthesa e Djallit” merr jetën e 46 njerëzve

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 19:42 | Nga

Së paku 46 persona kanë humbur jetën pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një humnerë që në Peru njihet si “Kthesa e Djallit”.

Autobusi që po transportonte rreth 50 udhëtarë u godit nga një traktor me rimorkio pranë kthesës dhe humbi ekuilibrin duke rënë në humnerë.

Edhe procesi i tërheqjes së të mbijetuarve dhe viktimave ka qenë i vështirë pasi zona ku ka rënë autobusi nuk ka rrugë të qasshme.

Aksidentet rrugore në Peru janë të zakonshme dhe numri i viktimave është çdo vit i lartë. Më shumë se 2,600 njerëz kishin humbur jetën vetëm gjatë 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme