Kujdes me aplikimin e zbutësit dhe kremës kundër diellit në fytyrë

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Mosaplikimi i kremrave me faktorin mbrojtës kundër diellit (SPF) siç duhet në fytyrë, veçanërisht rreth syve, mund t’i vë njerëzit në rrezik të kancerit të lëkurës, sugjeron një studim.

Hulumtuesit gjetën dallime në mënyrën se si njerëzit aplikuan kremin mbrojtës dhe zbutësit me faktor SPF.

Më shumë pjesë të fytyrës ngelen pa u lyer me zbutës – sidomos qepallat, ku lëkura është e hollë dhe më e prekshme ndaj kancerit.

Syzet e dielli me filtra UV mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zonave të humbura, thanë ekspertët.

Shumë zbutës kanë faktor mbrojtës 30-50, të ngjashme me nivelin e kremrave për mbrojtje nga dielli tradicionale, por ata nuk kanë për qëllim të jenë një zëvendësim për mbrojtësit – sidomos gjatë stinës së verës.

Ekipi hulumtues në Universitetin e Liverpulit studioi se si 84 persona (62 gra dhe 22 burra) vendosën të dyja produktet, pastaj fotografuan me një aparat të ndjeshëm ndaj UV, duke treguar se sa mirë kishin mbuluar fytyrat e tyre.

Studiuesit gjetën se rreth 17% të fytyrës nuk ishin lyes me zbutës në krahasim me 11% për krem mbrojtës.Gjithashtu u gjet se ka pasur 21% mbulim më të ulët të zonës rreth qepallave.

Të ngjashme