Adriano Celentano: Qe një vit jam mbyllur me gruan si pasojë e Coronavirusit

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Legjenda italiane e muzikës, Adriano Celentano, ka folur për momentet e vështira që ka kaluar njerëzimi gjatë periudhës së pandemisë.

Në një bashkëbisedim me prezantuesen e Rai 1, Mara Venier, ai ka diskutuar lidhur me muajt e shënjuar nga COVID-19.

82-vjeçari ka treguar se së bashku me gruan e tij, Claudia Mori, kanë qëndruar në izolim shtëpiak gjatë gjithë kësaj kohe.

“Claudia dhe unë kemi qëndruar të mbyllur në shtëpi praktikisht për një vit”, ka deklaruar Celentano, transmeton Il Giorno.

I pyetur nëse do ta marrë vaksinën anti-COVID, ai është përgjigjur pa hezitim se do ta marrë.

“Nuk e kam marrë asnjëherë vaksinën, por pajtohem që ta marr tash”, ka deklaruar këngëtari dhe aktori i famshëm. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme