Për punë në New York. Do të prezantojë në Misionin e Shqipërisë pranë OKB, nismën e saj “Ti je një luledielli”, por është ndalur dhe në studion e fotografit të famshëm Fadil Berisha.
Albana ka realizuar fillimisht disa foto për fushatën e saj të bamirësisë, por më pas i ka dhënë vetes edhe një kënaqësi tjetër, disa foto fashion nga duart e mjeshtrit.
E shohim të transformuar në një femër fatale me paruke të zezë, të shkurtër dhe balluke dhe një fustan dantelle që i zbulon format trupore.