Andrra ia bën dedikimin e veçantë Sinanit për ditëlindje

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha, feston sot ditëlindjen e 46-të.

Me këtë rast urimet kanë qenë të shumta, ndërsa një të veçantë e ka pranuar nga bashkëshortja e tij, Andrra Destani.

Me rastin e ditëlindjes së tij, gruaja ia ka bërë dedikimin e veçantë.

” Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje… Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes!”, ka shkruar ajo krahas fotografive të postuara.

Të ngjashme