Të dyja janë 19 vjeç dhe në mesin e modeleve më të mira e më të kërkuara në botë.
Por, Hailey Baldwin dhe Bella Hadid treguan se edhe janë shoqe të ngushta, gjatë qëndrimit në Karaibe, për festimin e ditëlindjes së 19-të të shoqes së tyre, Kylie Jenner.
Bella kishte veshur një palë bikini xhinse, ndërsa Hailey bikini ngjyrë mente.
Në fotot e publikuara nga DailyMail, shihen duke ngacmuar njëra-tjetrën.
Në një foto, Bella i kap të pasmet Haileyt, teksa ajo po bënte foto.
Supermodelet dukeshin tejet seksi, duke pasur një ‘betejë’ të pasmesh.