Bleros i pëlqen ‘rregulli’ i Leonardo DiCaprios që të takohet me femra më të reja se 25 vjeçe

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur Hollywoodian, Leonardo DiCaprio ditë më parë i dha fundi lidhjes me modelen, Camila Morrone.

Ndonëse nuk dihen arsyet e vërteta të ndarjes, shumëkush ka aluduar që aktori 47-vjeçar ka ndarë rrugët me modelen pak pasi ajo mbushi 25 vjet.

Kjo thuhet të jetë një ‘rregull i pashkruar’ i aktorit që të takohet me femra më të reja se 25-vjeçare, një praktikë që e ka bërë prej vitesh me ish-partneret e tij.

E kjo zgjedhje e aktorit amerikan duket se i ka pëlqyer edhe këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, i cili kohë më parë u nda nga ish-bashkëshortja e dytë, Afrona Dika.

“Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”,  është shprehur në një InstaStory.

Ndërkohë, përveç zhvillimeve në jetën private, Blero ka vazhduar të jetë aktiv edhe me projekte muzikore.

Kënga e tij e fundit “Amore” është në bashkëpunim me këngëtaren Arbanna që u lansua në fund të muajit gusht. 

Të ngjashme