Bora Zemani lëshon edhe një deklaratë të fortë për Donaldin dhe Beatrixin

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Përputhen, Bora Zemani i është drejtuar konkurrentëve duke ju thënë se brenda programit ata nuk mund të arrijnë siguri të plotë ndaj njëri-tjetrit.

Moderatorja e emisionit është shprehur se aty kurrë nuk do jenë të sigurt.

“Mendoj që brenda këtij programi kurrë nuk mund të arrini siguri 100%. Këtu ju njiheni, kuptoni që keni ndjesi, simpati, gjithçka tjetër. Në momentin që dilni dhe e shijoni lidhjen tuaj, vetem aty e kuptoni nëse jeni për njëri-tjetrin, brenda këtij presioni asnjëri prej jush nuk është i aftë të kuptojë se gjithçka është mirë”, tha Zemani, e cila u duartrokit nga të gjithë.

Ndryshe, mes Borës dhe Donaldit u kris gjithçka kur ai shprehu pëlqimin ndaj Beatrixës dhe se sipas aktorit Veshaj ai bëri atë që ndjeu, pasi me Borën kishte shumë probleme.

Të ngjashme