Capital T gëzon me dhurata për fundvit fëmijët me nevoja të veçanta në zonat fragjile të Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka treguar gjithmonë se ka një shpirt human.

Ai është bërë disa herë pjesë e kauzave të ndryshme sensibilizuese, në ndihmë të personave nevojë.

Së fundmi, reperi i hitit “Akull” ka ndërmarrë një tjetër nismë shumë interesante këtë fundvit.

Ai ka gëzuar me dhurata disa fëmijë me nevoja të veçanta në disa nga zonat më fragjile të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Capital T, përmes disa fotografive nga aktiviteti, të cilat i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

“Sa herë që ngjitni një hap të triumfit, ngjitni dy të përulësisë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë nismë.

Të ngjashme