Chris Brown xhiron klipin e ri “Back 2 Love” në Paris

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Vetëm pak ditë pas arrestimit të tij dhe lirimit të menjëhershëm, Chris Brown po xhiron videoklipin e ri.

Të mërkurën këngëtari është parë duke xhiruar një videoklip të ri.

Sipas imazheve nga TMZ, Breezy tregon lëvizjet e tij duke vallëzuar përgjatë një lumi në Paris.

Videoklipi që kushtoi qindra mijëra euro sipas mediave amerikane, po bëhet gati dhe xhirimet përfundojnë të enjtën në mbrëmje.

“I dua të gjithë”, u shpreh Chris kur u ndal nga paparacët pak orë pasi u lirua nga policia.

Duket se videoklipi po xhirohet për këngën “Back 2 Love”.

Breezy që lansoi klipin “Undecided” po nxiton që të lansojë albumin “Indigo” pasi nënshkroi me studion RCA Records.

Të ngjashme