Dafina Zeqiri shijon pushimet në Turqi, shfaqet në top formë në imazhet e reja

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret shqiptare që përherë di si të marrë vëmendje.

Bukuroshja brune përkundër suksesit me projekte muzikore, ka zgjedhur që t’i shijojë arritjet me një pushim.

Ajo është parë në rrjete sociale së bashku me të dashurin e saj, DJ Geek, me të cilin po qëndron në Turqi.

Ndërkaq, në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja nga zgjedhur që të josh fansat me disa poza atraktive.

Zeqiri u shfaq e veshur me bikini të zeza, duke theksuar në rend të parë fizikun e formësuar trupor.

Flokët artistja i kishte të kapura mbrapa kokës, kurse për këtë paraqitje ajo nuk kishte vënë fare makijazh.

“Japa” tutje është hiti saj i fundit, që deri më tani ka grumbulluar miliona klikime në YouTube. 

Të ngjashme