Dua Lipa e aprovon remixin e këngës “Hallucinate” me muzikën e lajmeve në BBC

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme korovaro-britanike, Dua Lipa, e ka aprovuar një remix të ri të hitit të saj “Hallucinate” e cila është përzier me muzikën e lajmeve të kanalit BBC, dhe ka dalë një version shumë i bukur i këngës.

Një qytetarë i Glasgowit, Ben Howell, e ka krijuar një version të këtij hiti duke e përzier muzikën e lajmeve me këngën e Lipës, në laptopin e tij.

Më pas, ai kishte vendosur ta postoj atë në YouTube dhe Twitter, ku i ka bërë ‘tag’ këngëtaren dhe kanalin BBC.

“LAJMI KRYESORË I DITËS: Më në fund e kam përfunduar remixin e këngës së Dua Lipës me muzikën e lajmeve të kanalit BBC,” kishte shkruar Howell në llogarinë e tij në Twitter.

Dhe këtij mesazhi I ishte përgjigjur edhe këngëtarja e famshme, e cila duke bërë shaka tha: “Niveli karantinë: remix i muzikës së @bbcnews me këngën “Hallucinate” / Faleminderit @greg_james që ma ke dërguar këtë video! Besoj kjo do të thotë se duhet krijuar një muzikë të re të lajmeve???”

Të ngjashme