Dua Lipa kryeson në “UK Singles Chart” me “Don’t Start Now’, “Physical” dhe “Break My Heart”

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke e shijuar suksesin e albumit të saj të ri “Future Nostalgia”.

Ajo tashmë ka lansuar gjithsej 11 këngë nga ky album dhe deri më tani është vlerësuar tejet shumë nga kritikët – si albumi më i mirë i vitit 2020.

Prej disa javësh, ylli shqiptar është duke kryesuar në top 10 në “UK Singles Chart” me tre këngët: “Don’t Start Now”, “Physical” dhe “Break My Heart Heart”.

“Physical” është kënga më e pëlqyer e momentit e renditur në top 3, më pas “Don’t Start Now” në top 4 dhe “Break my heart”- e fundit e lansuar me klip u radhit në vendin e gjashtë.

Me shtimin e “Break My Heart”, Dua Lipa tani është shfaqur në top 10 në top listën zyrtare britanike me nëntë këngë.

Lipa përndryshe së fundmi kishte folur edhe për izolimin e saj përgjatë krizës së coronavirusit.

Ajo aktualisht po qëndron në një shtëpi me qira me të dashurin, kjo pasi apartmenti i tyre ishte shkatërruar nga fqinjët e saj të cilët kishin bërë disa renovime.

Të ngjashme