Dua Lipa më 3 shtator prezanton linjën e saj të veshjeve

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Tiranë, 3 korrik – Ajo nuk është e talentuar vetëm në muzikë, por duket se së fundmi Dua Lipa ka dashur ta provojë veten edhe në fushën e modës.

Në një postim të bërë vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale , këngëtarja shqiptare lajmëron se më 3 shtator do të lançojë linjën e saj të parë të veshjeve, për të cilën ka disa kohë që po punon.

Dua Lipa ka bashkëpunuar me markën Pepe Jeans për të krijuar koleksionin Dua Lipa & Pepe Jeans.

Fituesja e dy çmimeve Grammy, ka treguar se është inspiruar nga vitet 90’ për stilin e veshjeve të linjës së saj, duke u shprehur se ka pasqyruar veten e saj në gjithë linjën e Dua Lipa/atsh.

Të ngjashme