Dua Lipa zbulon edhe talentët tjerë të familjes

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Sukseset e këngëtares, Dua Lipa viteve të fundit nuk kanë fund.

Por, përveç Duas siç shihen edhe anëtarët e tjerë të familjes po vazhdojnë të jenë të suksesshëm në drejtimet që kanë zgjedhur, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja 23 vjeçare me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit, tregon se motra e saj, Rina ka qenë pjesë e ballinës së revistës “Red Milk Magazine” kurse vëllau i saj, Gjini kishte recitalin e parë me kitarë.

“Mbretëresha ime në ballinën e Red Milk Magazine. Për çështje të shkurtit që jam shumë krenare dhe Gjini për recitalin e parë me kitarë ??? më kanë bërë të qaj ”, shkruan Dua.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare, theu rekord duke fituar dy çmime “Grammy”, me herën e parë që u nominua në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme