Dukagjin Lipa përfshihet në debatin për patriotizmin e të bijës, reagon ndaj regjisorit serb që krahasoi UÇK-në me ISIS-in

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Ka tash e disa ditë që Dua Lipa është vënë në qendër të vëmendjes me kërkesën e hapur ndaj kompanisë Apple.

Ajo iu bashkua kauzës “Apple, vendosni Kosovën në hartë”, e cila kërkon nga kompania e famshme që të harta e Kosovës të portretizohet si shtet i pavarur në hartën zyrtare të saj.

Mes shumë kritikave nga serbët që komentuan me të madhe në Instagramin e saj, Dua goditi përsëri të dielën duke publikuar një fotografi të flamurit “Autokton”, i cili ishte lëshuar mbi Beograd në vitin 2014 gjatë një ndeshje Shqipëri-Serbi.

Komentet në Facebook, Instagram e Twitter vërshuan me të madhe me motive kombëtare nga shqiptarët, e me urrejtje e gjuhë fyese nga serbët.

Lidhur me këtë qëndrim të saj kanë reaguar edhe emra të njohur, e një ndër ta është edhe regjisori i njohur serbo-kanadez, Boris Malagurski.

Ky i fundit mes shumë replikave duket se mori inat babanë e këngëtares, Dukagjinin, duke u shprehur se po përdor një gjuhë të ulët në statuset e tij.

“Ju lutem ndaloni së mbështeturi flamuj me stil të ISIS-it ku përshkruhen aspirata të mëdha territoriale shqiptare drejt tokave serbe, malazeze, maqedonase e greke. Ballkani ka nevojë për paqe dhe ju po promovoni luftë për rrëmbim të territoreve për të quar tutje ideologjinë tuaj fashiste”, shkroi fillimisht serbo-kanadezi.

Ndërkohë, Dukagjin Lipa i është kundërpërgjigjur duke thënë se tashmë të gjithë e dinë se ku ndodhet Kosova dhe nuk mund të mashtrohet askush.

“Unë e kuptoj që ju si një nacionalist serb përpiqeni ta përdorni këtë për të fituar një lloj simpatie, por s’ka më budallenj, përveç miqve tuaj nacionalist në twitter”, ka shkruar Lipa.

Ndërkohë, frontmeni i grupit ODA ka reaguar gjithashtu në lidhje me një koment të bërë nga një përdorues i rrjetit social Twitter, e cila ka shkruar se Dukagjin Lipa është asgjë më shumë se një person që ka studiuar dikur për dentist, e që përfiton në krah të së bijës.

“Z. Malagurski ka dy diploma dhe i ka kushtuar tërë karrierën e tij të folurit për popullin serb. Duket se një dentist i larë që jeton nga karriera e së bijës është personi i fundit që këshillon dikë që të “edukojë vetveten””, ka shkruar një përdorues i Twitterit.

Ky koment e ka bërë mesa duket për të qeshur Dukagjinin, i cili e ka rishpërndarë atë në faqen e tij zyrtare në Twitter duke shkruar: “Ky e mori biskotën. Z. Malagurski na ndriqo pak”.

Të ngjashme