E akuzojnë për photoshop, Arbenita i kthehet komentuesit dhe e lë pa fjalë

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Modelja Arbenita Ismajli kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes, kjo për shkak të ndarjes nga reperi Fero.

Ata të dy duket se këtë herë e kanë seriozisht, pasi vetë reperi e pranoi për herë të parë publikisht ndarjen.

Që prej atij momenti modelja është gjithnjë e më aktive në rrjetet sociale, ku e shohim të postojë më shpesh foto e video sensuale, ku ekspozon format e saj perfekte.

Në një foto të postuar së fundmi ajo që na bie në sy është një koment i veçantë, ku modelen e akuzojnë për photoshoop.

“Je shumë e re për kaq shumë photoshop”, i thotë njëri prej ndjekësve modeles, por ajo vendos të reagojë menjëherë duke ju kundërpërgjigjur komentit.

“Po nëse do të dukesha njësoj edhe live, a do vazhdoje të më urreje”, shkruan Arbenita në përgjigjen që i kthen komentuesit.

Në fakt në krahun e saj kanë dalë shumë fansa të cilët e kanë komplimentuar Arbenitën për pamjen e saj, ndërsa nuk janë të mendimit se modelja përdor photoshop për t’u dukur më e bukur.


Të ngjashme